top of page

PARATHËNIE Të folmet e ndryshme të shqipes dhe kategoritë leksiko gramatikore brenda tyre janë shumë të rëndësishme sepse ato paraqesin një rezervat ku ruhen pasuritë dhe vlerat gjuhësore dhe përmes tyre shpërfaqen mjaft dukuri gramatikore,çështje gjuhësore, të aspekteve me interes. Të njohësh të folmet do të thotë të kesh gjedhet ku mund të marrësh atë që do dhe atë që të intereson. Libri që ka në objektiv të folmen e Opojës apo veçanërisht foljet e parregullta në këtë të folme i hyra për arsyet që po them: kam lindur dhe jam rritur në Opojë, e kam shprehi këtë të folme, këso punime nuk kanë bërë opojasit dhe sepse foljet e parregullta paraqesin një segment delikat të sistemit foljor. Në librin tim të profilit të dialektologjisë, ”Foljet e parregullta në të folmen Opojës” kam trajtuar mënyrën e zgjedhimi të këtyre foljeve në të gjitha mënyrat e foljes dhe kohët e foljes, të pëbashkëtat e këtij zgjedhimi me zgjedhimin standard, ndryshimet e vërejtura dhe dukuritë fonetike që kanë çuar deri te ato forma si dhe vënien e këtyre formave në prizmin e studimeve bashkëkohore që konvergjojnë me këtë lëmi studimi. Tema e zgjedhur dhe e trajtuar në këtë libër, bazohet me gjetjet në teren,përfshirjen e të gjitha lokaliteteve si burim informacioni dhe vjeljen e pasurive folklorike që kanë brenda vetes aspekte foljore. Fatmir Sh. Mehmeti “Foljet e parregullta në të folmen e Opojës” -4- Gjithashtu dua t`i. bëj një afirmim kësaj të folmeje që patjetër se bart vlera dhe është nyje që ndërlidh të folmen e Malësisë së Tetovës, me të folmen e Lumës dhe të Vërrinit, gjetjet i kam vjelë vetë, por kam shfrytëzuar edhe ndihmën e shokëve në ato lokalitete, sidomos duke lektoruar materiale të folklorit, mbledhur nga autorët e asaj treve sikurse edhe kontaktet me ta, prandaj i falënderoj përzemërsisht ata. Kërkoj ndjesë nga I madhi Zot dhe nga lexuesit, nëse kam gabuar në ndonjë konstatim timin, fundja ashtu unë e shoh këtë temë. Autori

FOLJET E PARREGULLTA NË TË FOLMEN E OPOJËS

€0,00Price

    Astrovire®

    bottom of page