top of page

Autor: Erdi H. Shatri
Roman – Aksion / Psikologjik / Mister

Ky roman ka filluar të shkruhet në verën e vitit 2022. U shkrua pjesë-pjesë për një periudhë dyvjeçare dhe u përfundua në vitin 2024. Pas disa rregullimeve dhe redaktimeve të fundit, romani është përfunduar në formën e tij përfundimtare në korrik të vitit 2025, dhe publikohet për herë të parë në mënyrë digjitale në librashqipe.com, si pjesë e Shoqatës Astrovire – Departamenti i Artit.

Ngjarja zhvillohet në një qytet të vjetër, ku një burrë misterioz shfaqet në kërkim të dikujt me emrin Mister Gonzalez. Ai hyn në një botë të mbushur me sekrete, tradhti, përplasje me policinë, të shkuarën që nuk harron dhe personazhe që luftojnë me veten dhe njëri-tjetrin.

Mister Gonzalez është një figurë e fortë dhe enigmatike. Ai ka bërë gabime në të kaluarën dhe tani përpiqet të kuptojë kush është dhe çfarë do në të vërtetë. Një varrezë e harruar, një dashuri që nuk kthehet më, dhe një borxh që nuk matet vetëm me para, janë disa nga pjesët që e ndjekin gjatë gjithë rrugës së tij.

Romani ka elemente të forta psikologjike, momente tensioni, biseda të thella mes personazheve dhe një rrjedhë ngjarjesh që e mbajnë lexuesin të përfshirë deri në fund. Ai trajton tema si:
– Ndikimi i së kaluarës
– Gabimet dhe pasojat
– Faji, liria dhe miqësia
– E vërteta që fshihet pas kaosit

Ky është një roman për ata që duan një histori të mirë, të drejtpërdrejtë dhe me peshë emocionale.
Jo thjesht për të lexuar, por për të ndjerë.

Publikuar: Korrik 2025
Disponueshëm vetëm në: librashqipe.com

 

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MISTER GONZALEZ "VARREZAT E HARRUARA"

€0,00Price

    Astrovire®

    bottom of page