Parathënie: Përmbledhja me poezi shkruar nga poeti ERDI SHATRI “Problemet” jep sinjalin e një shpërthimi të talentit poetik të një nxënësi që ka mbledhur disa frymëzime fillestare për t`u futur në krijimtarinë poetike ku shohim përpjekje të arrira në qiellin letrar të letërsisë së rinisë. Frymëzimet e tija duket se dalin lehtësisht duke u shpaluar pa ndonjë vështirësi, sepse kujdesi i tij shpie deri te qëllimi i mirë i tij për një përmbledhje poetike. Talenti i shpërthyer për artin poetik duket si puhiza e pranverës që sinjalizon daljen e luleve të para që kanë përfshirë livadhet dhe shpatijet e kthyera nga dielli. Poezitë e kësaj përmbledhjeje japin një hark kohor të botës rinore që nuk e duron dhunën dhe mos kuptimësinë e jetës së pushtuar nga botëkuptimet e shterura politike. Mesazhet e shpaluara nëpërmjet poezive janë një revoltë poetike, një udhërrëfyes kundrejt pakënaqësive dhe një manifest i rendit të ri shoqëror, që ëndërron Erdi. Ai e kthen poezinë në orientim modern, pa dhunë, me tryeza paqeje të cilat mund ta ruajnë dinjitetin njerëzor, sidomos te bota shqiptare e përvuajtur shumë. Si poet i ri, Erdi thur vargje për filozofinë e jetës, për krimin e shfrenuar dhe mëkatet e kriminelëve bashkë me ata që shpikën armët e luftimit 4 Erdi ndërton shpesh herë vargje pa ndonjë rimë ose metrikë të duhur se nuk dëshiron të bëhet rob i rimës, atij më shumë i intereson figuracioni dhe ndërtimet tjera letrare që i japin frymë poezisë. Ndërtimet letrare të Erdit shquhen për thjeshtësi në të kuptuar, ato vetëm kërkojnë vëmendje të duhur, ato dalin pa nuanca me perifrazë ose edhe tautologji. Përmbledhja poetike që keni në duar shpreh tërësinë kuptimore me komunikim të ëmbël krijues që kreh ndjenjat e shijimit të artit letrar rinor. Poezitë e Erdit dalin patjetër me porosi të nyjëtuara mirë, të kapshme, sepse nuk lejon autori shtrëngime poetike. Erdi Shatri flet me gjuhën e moshatarëve të vet, sepse është pjesë e saj dhe natyrisht kësaj moshe i fal himne klasike, por krijime me ngjyrime himnizuese. Së fundi me plotë gojë them se Erdi na jep vargje dhe poezi modeste ashtu si një poet i ri që është duke lënë vend për krijime të tjera, sepse e ardhmja i takon atij dhe sigurisht se ajo do të flasë në favor të tij.
Fatmir Mehmeti, prof.
top of page
€0,00Price
bottom of page

